Bujar Nishani është konsideruar si Presidenti më i dobët që Shqipëria ka patur në këto 26 vejt pluralizëm. Kjo sepse aijo vetëm nuk ka qenë kurrë i aftë të zgjidhë kriza, por përkundrazi, më lëvizjet e tij të palogjikshme dhe tërësisht militanteske, ka thelluar krizën.
Ngërçi i fundit politik dhe sjelllja e Nishanit ndaj tij, është rasti tipik i militantizmit të tij, duke bërë ç’i thotë partia dhe duke mos u ngritur dot kurrë mbi palët.
Para pak ditësh kur thirri një tryezë për të negociuar mbi ngërçin politik, Nishani kërkonte që paraprakisht të shqyrtohej një axhendë, të flisnin më parë negociatorët, një proces organizimi që e kërkon niveli dhe rëndësia e këtyre takimeve. Mirëpo, sapo Basha i tha “JO” tryezës së thirrur prej tij, ai e anullo menjëherë pa këmbëngulje.
Krejt ndryshe ndodhi dje. Dje Basha i tha “PO” tryezës së thirrur nga Nishani, e ky i fundit i harroi të gjitha organizimet që duhet të bëhen, por caktoi menjëherë orën, e cila është 10:00am e ditës së sotme.
Kjo tregon edhe njëherë se si në fakt, Nishani po ikën nga presidenca ashtu siç erdhi. Si një militant në shërbim të partisë mëmë, i cili për fatkeqësinë e këtij vendi, nuk u ngrit dot kurrë mbi palët, por mbeti vetëm një ushtar i bindur i Berishës./Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post