Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin ka konfirmuar se sipas të dhënave paraprake, nga rrëzimi i një helikopteri në Bujukçekmeçe kanë humbur jetën pesë persona, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, helikopteri është rrëzuar nga arsye të papërcaktuara.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe zjarrfikëse, shëndetësore dhe kërkim-shpëtimit.
Ndërkohë më parë nga Bashkia e Stambollit u theksua se helikopteri i rrëzuar nuk ishte helikopter zjarrfikës i bashkisë./
Diskutime rreth kësaj post