Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” po luhet ndeshja e rëndësishme Shqipëri-Moldavi, ndërsa tifozat kuqezi kanë “pushtuar” vendin. Tifozat kuqezi kanë krijuar atmosferë fantastike, teksa kanë mbushur vendet dhe po mbështesin në maksimum kombëtaren e tyre.
Flamujt nisën të valëviteshin që përpara nisjes së ndeshjes, e më pas sartimi nisi ethet e lojës.
Gjatë ndeshjes nuk po mungojnë në asnjë moment këngët dhe brohorimat, për ti dhënë zemër futbollistëve të kombëtares.
Diskutime rreth kësaj post