Në një kohë që kursi i këmbimit vijon të ketë një dobësim të monedhës Europiane kundrejt lekut ,guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se vitin që vjen tërheqja e eurove nga tregu për efekt rezervë do të jetë më e lartë duke arritur në 330 milion euro nga 300 që ishte për këtë vit.
Në konferencën përmbyllëse për këtë vit Sejko deklaroi se ndikim në forcimin e lekut ka dhënë shtimi i prurje në euro nga remitancat dhe investimet e huaja, Kreu i Bankës Qendrore deklaroi se do të vijoj normalizimi i politikes monetare edhe pse tashmë ka arritur në 3.25%
Pavarësisht sfidave Banka e Shqipërisë ka parashikime optimiste për ecurinë ekonomike për vitin e ardhshëm. Forcimi i kursit të këmbimit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste në vend.
Diskutime rreth kësaj post