Presidenti shqiptar Ilir Meta ka sqaruar në Facebook arsyet e mungesës së tij në një event të rëndësishëm si përurimi i Arenës Kombëtare, që zyrtarisht quhet “Air Albania”, sipas marrëveshjes me sponsorin.
Me sa duket kjo është edhe arsyeja e mungesës së presidentit që, duke iu drejtuar tifozëve, shkruan se ”sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale”, duke shtuar me ironi se shpreson se mund të ketë edhe ndonjë iniciativë “për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale”.
Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Ata shprehen se kjo ishte një arsye e pakuptimtë për të shkuar në stadium si edhe të tjerë shkruajnë se duhet të largohen nga Shqipëria vetëm duke parë zënkat e politikanëve shqiptarë për stadiume edhe jo për papunësinë apo për probleme të tjera.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post