Kostoja e një sprai që synon të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga ejakulimi i parakohshëm është zvogëluar në një të pestën e çmimit.
Prodhuesit e Fortacin kanë ulur çmimin nga 99.99 në 19.99 dollarë – vetëm në periudhën e Krishtlindjeve, shkruan DailyMail.
Produkti u krijua nga Profesor Mike Wyllie, një nga ekipet e shkencëtarëve që zhvilluan Viagra në vitet 1990, i cili pretendon se mund të ndihmojë njerëzit të zgjasin deri në 10 herë më gjatë në dhomën e gjumit.
Shitësi ekskluziv i spërkatësit në Britani të Madhe, filloi ta mbajë atë në mars, dhe raporton se që atëherë shitjet janë rritur muaj në muaj.
Një e shtypur fillon të funksionojë pas pesë minutash – më shpejt se pilulat që mund të zgjasin deri në një orë dhe përdorimi i vazhdueshëm është i dizajnuar për të përmirësuar seksin me kalimin e kohës.
Në sprovat, meshkujt që përdorën Fortacin përpara seksit zgjatën mesatarisht pesë herë më shumë pas tre muajve të përdorimit.
Diskutime rreth kësaj post