Ky është sportisti 96 vjeçar !
(CNN) – Secili që do të matet me Klaus Obermeyerin në shtegun e skijimit, por sportisti 96-vjeçar është i pamposhtur.
Jo vetëm që është njeriu që e ka revolucionizuar sportin që e do – skijimin – por e ka bërë atë të duket shumë më modern dhe komod.
Pionier, organizator, praktikues i arteve marciale dhe notar i jashtëzakonshëm, Obermeyer ka jetuar me të gjitha këto sporte prejse ka ndërruar Gjermaninë me Aspenin në Kolorado, para gjysmë shekulli, shkruan Koha Ditore.
“Skijimi ka qenë pasion imi dhe prej fëmijërisë jam marrë me këtë sport”, ka thënë Obermeyer, i cili në vitin 1974 është transferuar në SHBA.
“Skijimi gjithmonë ka qenë i vështirë, por unë kam tejkaluar të gjitha vështirësitë. Nuk jam frikësuar prej ditës së parë kur kam hipur në ski”.
Obermeyer ka lindur në fshatin e vogël të Bavarisë, Oberstaufen që është i njohur për pistat e skijimit.
Sportisti 96 vjeçar se në Gjermani në fshatin e tij, fillimisht kanë filluar t’i përdorin këpucët e skijimit të mbaruara vetë.
Ishte kohë tjetër. “Shumica e kompanive filluan të na kopjojnë, pasi në ishim të parët që e filluam këtë trend”, thotë Obermeyer, i cili tashmë në Aspen ka ngritur një fabrikë të vogël që merret edhe me prodhimin e pajisjeve të skijimit dhe të dimrit në përgjithësi. Dëshmia më e fortë për kualitetin e prodhimeve të tij, vjen nga një lexues, që ka lënë një koment në uebfaqen për pajisje të skijimit.
“E kam blerë një pulovër Obermeyer në vitin 1968 në udhëtimin tim të parë të skijimit të Kolorado. E kam bartur atë pulovër për më shumë se 40 vjet, kurse tash atë e bart nipi im”, ishte komenti i tij.
Obermeyer nuk është ndalur vetëm te moda, pasi ai shpjegon vështirësitë që ka hasur në vitet e para të jetës në Kolorado. Ai thotë se pikërisht nga dora e tij është prodhuar losioni kundër djegies nga dielli në Kolorado. Pasioni për skijimin e mban ende gjallë.
Madje, ai shpeshherë në Kolorado organizon edhe gara në të cilat del triumfues. Krahas skijimit që e praktikon rregullisht, Obermeyer gjithashtu praktikon edhe sportin luftarak aikido. Ai është kampion i këtij sporti paqësor të arteve marciale për veteranët në Kolorado.
“Të jesh i vjetër nuk do të thotë se je lodhur. Pra, mund të merresh jo vetëm me një sport, por me shumë sporte njëkohësisht”, shprehet Obermeyer.
Përderisa në mëngjes praktikon skijimin, në mesditë aikidon, Obermeyer në mbrëmje i përkushtohet një sporti tjetër, atij të notit. Ai është notar shumë i zoti, i cili tashmë e ka përvetësuar në mënyrën më të mirë të mundshme disiplinën e krolit.
Nganjëherë, Obermeyer paraqitet në disa gara bamirësie nëpër Kolorado dhe ka rezultate të mira, por këtë e bën vetëm për shkak të pasionit të madh që ka për sportet dhe jo për famën.
“Unë ndihem ende i ri dhe jam i gatshëm të sfidohem me të gjithë në sportet që i praktikoj. Jam vital dhe njeri që jeton dhe frymon me sportin. Prejse jam transferuar në Kolorado, gjërat kanë ndryshuar për mua në të gjitha aspektet e jetës dhe jam shumë i lumtur që e kam bërë këtë lëvizje në kohën e duhur”, shprehet sportisti 96 vjeçar, Klaus Obermeyer.
Diskutime rreth kësaj post