Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit quajti gënjeshtar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Në një status në rrjetet sociale, Buzhala shkruan se Haradinaj nuk është kryeopozitari Lulzim Basha, që Rama mund të tallet me të dhe se një ditë kryeministri Kosovar do ta rrahë Ramën.
“Ka mundesi qe Edi Rama nuk e din qe nje dite Ramushi edhe ka me e rrehe. Rama duhet me e dite qe nuk po tallet me Lulin. Me i thane njerit budalle e me prite qe cdo gje ka me kalu pa pasoja eshte njefar mendjelehtesie. Po e lo te shkrume qitu,” – shkruan në statusin e tij gazetari Berat Buzhala.
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur dy herë gënjeshtar homologun e tij në ikje në Kosovë, Ramush Haradinaj. Në një prononcim për shtyp, takimi i tretë i Mini-Shengenit, Rama u pyet lidhur me deklaratat e Haradinajt se ky Samit kishte si qëllim që të hiqte taksën e Kosovës për produktet serbe.
Si përgjigje, Rama tha se Haradinaj është gënjshtar, i paditur klasik që merret llokum pastaj e mbaçitet mediatikisht.
Diskutime rreth kësaj post