Gjatë vizitës në Mat, në mbështetje të kandidates për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, Bujar Nishani e përshkroi situatën në PD me nota shumë të zymta pas humbjes.
“Kur kam pësuar unë dëshpërim të thellë, imagjino si janë mijëra e mijëra të tjerë. Unë kam arritur, kam marrë maksimumin në karrierën time politike, ministër, President dhe nuk prisja që nga fitorja të merrja ndonjë tjetër, por mbi të gjitha është dëshira politike dhe që miqtë dhe shokët e mi do të drejtojnë nesër Shqipërinë.
8 vite në opozitë mijëra njerëz janë hequr nga puna se janë demokratë. Jemi në një situatë s’po dimë ku të shkojmë. Fataliteti na ka kapur prej fyti”, – tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post