“Agjentë sekretë turq po rrisin operacionet e tyre klandestine në Greqi”. Alarmin e ka lëshuar ish-kryeredaktori i gazetës “Zaman” në versionin anglisht, Abdullah Bozkurt.
Ai ka postuar në faqen e tij në “Twitter” paralajmërimin për rritjen e operacioneve nga agjentët sekretë turq.
Kujtojmë se gazetari është ai që u akuzua presidenti Rexhep Taip Erdogan për lidhjet e ngushta me Fethullah Gylenin dhe u fajësua për puçin ushtarak të 2016-ës.
Ai në postimin e tij i referohet burimeve se një numër spiunësh turq në Greqi po përshkallëzojnë rritjen e paqendrueshmërisë sociale në shtetin fqinj.
Sipas tij po rritet numri i emigrantëve që zbarkojnë në brigjet e tyre. Gazetari thotë se ky është skenar i përgatitur nga Ankaraja si sulm ndaj Greqisë.
Më tej gazeta citon korrespondenten në Athinë të britanikes “The Guardian”, Helena Smith, e cila raporton se tensionet mes Ankarasë dhe Athinës janë shtuar në prag të referendumit të Turqisë në prill.
Kujtojmë gjithashtu se në kulmi e tensioneve mes dy vendeve Athina pati reagim të prerë, teksa paralajmëroi Turqinë se do të përgjigjet ashpër nëse i kërcënohet sovraniteti.
“Forcat e Armatosura Greke janë gati që t’i përgjigjen çdo provokimi”, tha ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos. “Ne jemi gati, sepse kështu mbrojmë paqen”, tha pak kohë më parë Kamenos.
Diskutime rreth kësaj post