Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj sot në foltoren e Kuvendit, ka dënuar veprimin e deputetit të PD, Endri Hasa, i cili gjatë seancës së paradites ka qëlluar me vezë kremastarin Rama.
Spiropali është shprehur se kjo opozitë nuk është pranuar në mesin e studentëve të cilët klithin për problematikat e tyre, pas klithma e këtyre të fundit është: “pushtet, pushtet, pushtet, dhe pas meje u djegtë Shqipëria”.
“Klithma juaj është ajo që sapo dëgjuam, pushtet, pushtet, pushtet, dhe pas meje u djegtë Shqipëria. Por sot u bë qesharake dhe u kthye në kakarimë.
Pula që keni zgjedhur në krye të partisë suaj, hodhi këtu duke treguar se ju nuk keni më asnjë shpresë, ndaj dhe ata studentë që klithin nuk ju pranojnë aty.
E vetmja opozitë në botë që protestuesit nuk ju pranojnë, jeni ju, sepse e kuptojnë që më mirë të dialogojnë me qeverinë sesa të merren me ju.
Aty ka djem e vajza se klithin se prindërit nuk kanë punë e nuk paguajnë dot shkollën, sepse shkojnë në shkollë dhe aty gjejnë injorantë që ju i keni mbjellë.
Ne e dëgjojmë dhe përulemi para asaj klithme dhe prandaj jemi ulur në dialog me ta, por ta dini që sa më shumë të klithni ju, aq më shumë do mbyllin veshët ata dhe do flasin me ne.
Është e turpshme sesi dalin lista që bursat e ekselencave shkojnë për fëmijë pushtetarësh, majtas edhe djathtas.
Endri, mos më bëj të përmend emra se bilnaci juaj del pak më i fryrë se ju keni dhe doktor shkencash.
Pushteti nuk merret me vezë”, u shpreh gjatë fjalës së saj Spiroplali.
Diskutime rreth kësaj post