Drejtuesja politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali i është përgjigjur kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia i cili më herët shpalli fitoren në Bashkinë e Shkodrës.
Përmes një postimi në facebook Spiropali i paraqet Spahisë si shembull Bashkinë e Kamzës, ku Partia Socialiste mundi të fitonte me 60.65% të votave.
“Bardh, shiko Kamzën, merr frymë thellë dhe përgatitu”, Shkruan Spiropali.
Sakaq kandiati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Shkodrën Bardh Spahia deklaroi se të dhënat paraprake tregojnë për një fitore bindëse.
“Të gjitha të dhënat tona tregojnë për një fitore bindëse. Kështu që i ftoj qytetarët tanë që të shohin para drejt një 4-vjeçari tjetër shumë të suksesshëm, në çdo cep të bashkisë deri në Malësinë e Dukagjinit”, tha Spahia.
Diskutime rreth kësaj post