Pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në Kuvend, atij nuk i është përgjigjur kryeministri Rama, por ministrja Elisa Spiropali.
Spiropali e ka pyetur se kush është Bardhi, ai i që lufton me fjalë korrupsionin apo ai që shkon poshtë ballkonit për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit të liderit të tij.
Spiropali: “Pyes veten kush je Gazi? Je ai që lufton me fjalë korrupsionin apo ai që shkon poshtë ballkonit për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit të liderit tënd. Kush je koleg? Je ai që kërkojë hetim për babin e Zenit, apo je djali i sapoadoptuar i babait të Zenit? Të ndryshosh mendjen nuk është mëkat, por është të kesh 2 mendje është hall i madh. Hallin nuk ta qaj dot, ja edhe njëherë, ne dhe ju.
Dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dot dakord. Paskemi ndryshuar, nga kundër, votën do e jepni abstenim. Jeni në të drejtën tuaj, por unë shumë modestisht po iu ftoj për të kundërtën. Pavarësisht sesi do të votoni rezuluta nuk është ndryshim kursi i vendit, por thellim i reformimit për të bërë Shqipërinë shumë herë më të mirë sesa sot. Në të gjitha debatet që mund të bëhen ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Ndarja e propozuar mirë apo keq është se pushteti është pjesë e sistemit, por të ndershmit e luftojnë korrupsionin”.
Diskutime rreth kësaj post