Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali justifikoi sot veprimet e fundit të drejtorit të policisë, Ardi Veliu lidhur me skandalin e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia dhe nënës së tij.
Në një intervistë për ABC News, Spiropali tha se Veliu ka qenë i stresuar kur publikoi videon e mamasë së 15 vjeçarit që më pas rezultoi se ishte skenë filmi:
“Ishte një deklaratë e gabuar, shumë e nxituar, krejt e panevojshme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është në stres të madh për sa i përket punës që ka bërë policia në këto 2 vite. Ka qenë në një presion të jashtëzakonshëm, Molotov mbi krye, dhunë armë, gurë etj”, – u shpreh ajo.
Kur gazetarja ndërhyri për t’i thënë Spiropalit se ‘policia ka pasur gaz lotsjellës pa limit për të përdorur kundër protestuesve’, ministrja tha:
“Patjetër, pse çfarë do të përdori?! Ujë të gazuar do i hedhë protestuesve të dhunshëm?!”, – u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post