Avokati Spartak Ngjela, ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, për protestën e 7 Korrikut që u mbajt në Tiranë, ku thotë se në Amerikë qeshin e tallen me “montimin e Saliut për pjesëmarrjen në miting”, duke mos kursyer as mediat.
“Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për pjesëmarrjen në mitingun e datës 7 korrik. Turp! Pse vendin absolut të optikës, elektronikës dhe kinematografisë botërore do të gënjesh ti, o Sali ziu! Mua më thanë ekspertët se as 2500 persona nuk kanë qenë në bulevard, në 7 korrik.
Madje, më tha njëri syresh, “nuk e pe që Saliu, në klithmat e tij mitingashëse, nuk pati kurajë dot që ta thoshte numrin e mitingashëve këtë herë?!” Kurse një tjetër më tha se: “a nuk i pe makinat që kalonin te unaza anash urës? E nejse. Por…”, shkruan Ngjela.
Ai e quan Sali Berishën “një katundar nga Tropoja që ka harruar dhe tabelën e shumëzimit” dhe thotë se ai nuk mund të gjenjejë optikën amerikane.
“Turp është, për të gjithë stacionet televizive shqiptare të Tiranës, që shiten profesionin për të gënjyer shqiptarët. Por në këtë rast, atë që bie në sy si një gjë e trashë mendërisht, e mban brenda vetes kjo pyetje: pse, një katundar nga Tropoja që ka harruar dhe tabelën e shumëzimit, do të gënjejë shkencën e optikës amerikane?! Hahahahaha.
Kot lodhesh, o Sali! Tani të duhet të tregohesh përballues i së keqes që të ka pllakosur, por që vetë e ke kërkuar… Mbaje parasysh për këtë rast, maksimën e Dante Alighierit: “Prendi la vita come ti viene”. (Merre jetën ashtu si të vjen). Kjo është e vetmja zgjidhje për hallin tënd”, përmbyll shkrimin e tij avokati i njohur Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post