Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar sërish pas aludimeve se një video e saj intime po qarkullon në rrjetet sociale.
Luana Vjollca u shpreh se kjo botë do të ishte më e bukur nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje.
“Imagjinoni të dashur miq se sa e bukur do të ishte kjo jetë, kjo botë nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje. Dhe sa e bukur do të ishte nëse vendin e tyre do ta zinte dashuria, respekti dhe e vërteta”, tha prezantuesja televizive në hyrje të emisionit të saj “Love Island”.
Moderatorja dy ditë më parë hodhi poshtë pretendimet për videon intime në një postim në InstaStory, ku shkruante se është “e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze“.
“S‘kam tatuazh“, shkroi Luana Vjollca krahas një foto të saj ku tregonte pjesën e dekoltesë.
Ndërsa shkroi: “E turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në këtë jetë për t‘ia dalë, rrugën e punës.
Diskutime rreth kësaj post