U vlerësua si ndeshja e vitit në boks, por ajo u ngrit në nivelet më të larta të këtij sporti burrëror ku britaniku 28-vjeçar, Anthony Joshua, hodhi në tapet “gjyshin” ukrainas Wladimir Klitschko.
Një ndeshje e jashtëzakonshme, ku në tapet fillimisht përfundoi Klitschko që në raundin e tretë, por kurrësesi ai nuk mund ta pranonte këtë gjunjëzim që në fillim dhe arriti të ngrihet e të rikthehet fuqishëm.
Më pas, ishte radha e Anthony Joshua të provonte për herë të parë rënien në tapet, por edhe ai tregoi se është një boksier me një ta ardhme të madhe dhe gjeti forca e u rikthye.
Wladimir Klitschko ishte ai që dominoi ndeshjen deri në raundin e 11, por e gjitha rezultoi një strategji pasi Joshua rikuperoi energjitë dhe u rikthye fuqishëm në raundin e parafundit. 28-vjeçari arriti ta hidhte dy herë në tapet ukrainasin, ndërsa më pas ishte arbitri ai që e ndali në furinë e grushteve të pambarimta drejt fytyrës së Klitschkos, duke e mbyllur ndeshjen me nokaut.
Anthony Joshua i bëri të tijët 3 gjerdanë nga kjo fitore, ndërsa rujti vazhdimësine e jashtëzakonshme në karrierën e tij, tashmë me 19 fitore me nokaut në po kaq duele.
https://www.youtube.com/watch?v=uHXdATvyNjM
Diskutime rreth kësaj post