Kriza e koronavirusit në Shqipëri ka prekur thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Të parat që po dëmtohen janë sektorët që lidhen me udhëtimet, tregtinë dhe shërbimet për shkak të masave të njëpasnjëshme të qeverisë për bllokimin e kufijve, të fluturimeve por dhe të lëvizjeve brenda territorit të vendit.
Avokati i njohur Spartak Ngjela parashikon goditje të rëndë për ekonominë shqiptare. Ai tregon edhe lëvizjen e euros në Shqipëri dy ditët e para pas pandemisë.
Ngjela tha se nga eksperiencat që kanë ndodhur në botë, ekonomia do ketë probleme të mëdha, dhe kjo do të vijë që nga bankat.
Pjesë nga deklarata e Ngjelës:
“Si pasojë të eksperiencës që kam unë nga studimet për krizat. 6 krizat e Riçard Niksonit, apo krizat ekonomike që kanë ardhur pas epidemive ose pas luftërave arrijmë që ky nuk e ka të lehtë problemin ekonomik pas kësaj pandemie.
Çfarë fshihet tek ekonomia?
Një gjë e luajti ky që na dëmtoi të tërve. Lëvizi monedhën brenda dy ditëve. Po kush flet këtu, ne nuk kemi ekonomistë. Si mund të lëvizë monedha për dy ditë me dhjetë pikë pa filluar kriza? Çfarë ka ndodhur? Ka patur euro të tepërta, ka blerë me 131 e ka thyer pastaj dhe ka nxjerrë fitime të mëdha.
Unë mendoj që këtu kapitali i madh do falimentojë 40 %. Ekonomia do ketë probleme të rënda. Bankat kanë humbur kredibilitetin. Ata s’po lajnë gjë. Raporti do jetë i dobët. Bankat nuk do përgjigjen dhe do marrin asetet. Unë këtë nuk ia uroj kurrë kapitalit. Unë po them si ka ndodhur në botë, shpresoj mos të ndodhë në Shqipëri”, tha Ngjela për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post