Bullgaria refuzoi t’i hapë rrugë negociatave për Maqedoninë, ndërsa veto-ja për Shkupin penalizoi edhe Tiranën. Avokati Spartak Ngjela, u shpreh se nëse Rama do t’i kishte bërë reformat deri në fund, nuk kishte Maqedoni Veriu që do të na ndalonte.
“Nëse kryeministri do t’i kishte bërë reformat deri në fund, nuk kishte Maqedoni Veriu që do të na ndalonte. Ata e dinë që edhe kryeministri shqiptar nuk ka qenë me vullnet të plotë për Reformën në Drejtësi dhe Reformën Antikorrupsion. Kam përshtypjen që kryeministrit i kanë thënë që të eliminojë korrupsionin nga qeveria. Ambasadorja amerikane sot tha se “këta bëjnë sikur”. Unë e dija se, pa nisur goditjen penale për korrupsionin, nuk kishim shpresë për hapje negociatash. Por, këta e bënë fakt të kryer nisjen e negociatave”, – u shpreh Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post