Avokati Spartak Ngjelën i ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’, Ngjela komentoi aksionin e opozitës pas tërmetit të vitit që lamë pas, teksa ka deklaruar se dy liderët e opozitës nuk e duan Reformën në Drejtësi.
“Tërmeti ka influencuar, por opozita nuk ka ide. Si mund të bësh luftë pa ide, opozita nuk ka njerëz. Problemi i tyre është se nuk pranojnë reformën në drejtësi, për faktin se liderët e tyre i kap reforma.
Duhet të dini një aksiomë të Perëndimit, nuk pranohet të vësh prona kur je në pushtet. Në gjithë vendet e Botës të merren, edhe këtyre do t’ia marrin. Ajo është normë. Ligji dhuratë 200 euro të pranon, asnjë më shumë.” -theksoi Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post