“Nëse Sali Berisha tërhiqet nga PD, do ketë zgjedhje të reja pas 4 muajsh”. Këtë paralajmëroi avokati Spartak Ngjela duke thënë se bashkimi i PD pa Saliun do ia vështirësonte qeverisjen Edi Ramës.
Ngjela, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu u shpreh se ka shumë intelektualë në Perëndim që nuk vijnë për shkak të Sali Berishës. Megjithatë thotë se reforma në drejtësi do të bënte të mundur kapjen e të gjithë politikanëve që nuk e kuptojnë se duhet të largohen.
“Po të tërhiqet Saliu do të ketë bashkim. Po të ketë bashkim të krahëve pa Saliun, Rama do të ketë shumë të vështirë të qeverisë sepse njerëzit janë të pakënaqur por nuk kanë parti. Pakënaqësia shoqërore në shoqëri nuk mund të mbështetet tek Saliu. Figurat e reja që kanë dalë në PD nëse u bëjnë thirrje intelektualëve të nivelit të lartë në Perëndim se PD ka njerëz të iluminuar në Perëndim që nuk vijnë se është Saliu. Nëse bëhet reforma në drejtësi dhe këta i kap se nuk kanë aftësinë të kuptojnë se duhet të ikin vetë, PD bëhet shumë e fortë dhe pas 4 muajsh do të ketë zgjedhje të reja. Këta që janë non grata nuk e kuptojnë këtë”, tha Ngjela.
Sa i përket protestës së paralajmëruar më 12 nëntor nga Sali Berisha dhe që mbështetet nga Ilir Meta, Ngjela u shpreh: “Janë personalitete të zhvlerësuar, ka kohë. Prandaj veprojnë kështu. Kujt i flasin? Këtyre që në një mënyrë ose tjetër i kanë brenda suazës së vet. Prisni 12 nëntorin.”
Ndërsa për ligjin e dekriminalizimit për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive, Ngjela thotë se Ilir Meta është i djegur nëse ka hedhur firmën.
“Shenjat janë që do dalë. Ka diçka që do dalë. Po ka vënë firmën, është i djegur, të bëjë cfarë të dojë. Nëse thotë më kanë falsifikuar firmën, duhet ta dini që jurisprudence është e sigurt. Analizën grafike e bën ku të duash, nga Zyrihu në Washington. Nëse e ka bërë firmën për bashkëpunim, ka pasur. Pasojat nuk i them unë, por i thotë ligji”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post