Në një intervistë për Report Tv, avokati Spartak Ngjela është shprehur se për sa kohë Sali Berisha do të jetë në krye të PD-së, ajo do të vijojë të jetë e përçarë. Përballë gazetarit Nertil Agalliut, Ngjela tha se nëse Berisha do të largohej, atëherë PD-ja do të do të forcohej brenda 2 muajsh dhe do të ishte një alternativë shumë e fortë.
“Po të largohet Berisha, PD forcohet për 2 muaj dhe hyn në zgjedhje menjëherë në konkurrim për të fituar”, tha Ngjela.
Duke komentuar protestën e sotme, avokati tha se ishte shumë e dobët dhe se edhe vetë Berisha dhe Meta ishin të vetëdijshëm që nuk kanë mbledhur rreth vetes aq sa pretendonin.
“Ishte e dobët. Ata e ndjenë vetë se Saliu nuk dha numër. Duhet ta priste këtë se është nxituar. Ishte një protestë pa kauzë. Nëse Rama është i implikuar duhet ta marrin në hetim ata”, shtoi Ngjela.
Protestën e së hënës që u njoftua nga Berisha, avokati e komentoi me ironi.
“Pse se bëri revolucionin sot? Nuk e bëri sot dhe e shtyu të hënën, nuk kishte njerëz, mund të ketë pasur edhe një paralajmërim nga ndërkombëtaret, fakti që nuk kishte përkrahje, nuk kishte një masë kompakte. Nuk kemi gjë të hënën”, përfundoi avokati.
Diskutime rreth kësaj post