Avokati Spartak Ngjela shprehet se ka një marrëveshje Rama-Meta që reforma në drejtësi do ta zbardhë atë.
“Thonë se nuk bëhet drejtësi, unë them bëhet. Ka një marrëveshje Rama – Meta që nuk i shpëton dot hetimit. Sa i përket zvarritjes, është pushteti gjyqësor që ka të gjitha në dorë dhe sistemi gjyqësor ka qenë i tëri i politikës, në dorë të politikës.
Pushteti gjyqësor është i lidhur me krimin, sepse Meta mori pafajësi, edhe ushtarakët. Nëse nuk realizohet reforma në drejtësi, nuk mund të hetohet 21 janari. Duhet reforma në drejtësi që të kemi ekspertizë të huaj. Institucionet e SPAK dhe të reformës janë shpresa jonë për antikorrupsionin”, tha Ngjela në News24.
Diskutime rreth kësaj post