Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar vlerësimin për gjyqtarin Ardian Dvorani, si një mesazh goditës të SHBA ndaj presidentit Ilir Meta. Në një reagim në rrjete sociale, ai ka treguar se si Dvorani u sulmua publikisht nga Presidenti i Republikës.
“Departamenti i Shtetit amerikan goditi sot rëndë korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, duke i dhënë vlerë të veçantë gjyqtarit Ardian Dvorani, si një figurë antikorrupsion në Shqipëri dhe si model ndërkombëtar. Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që e luftuan Dvoranin. Ilir Meta ra brenda plotësisht me këtë çështje. Dvorani ishte i vetmi gjyqtar që nuk votoi për lirimin e Metës në Gjykatën e Lartë me akuzën për korrupsionin, dhe tani ky merr medalje amerikane si figurë e pastër, ndërkombëtarisht, për luftën e tij kundër korrupsionit. Por ishte pikërisht Meta që e pushoi si gjyqtar. Departamenti i Shtetit amerikan tha sot me shumë kuptim, që, kaq ishte mbretërimi i të korruptuarve të mëdhenj në Tiranë. Por, çështja me më shumë rëndësi në këtë rast është fakti që politika amerikane e rinisi procesin e antikorrupsionit në Shqipëri, duke goditura me tepër forcë Ilir Metën”, – tha Ngjela.
Avokati ka qenë shumë kritik ndaj presidentit Meta, pasi ky i fundit gjithmonë ka sulmuar drejtësinë dhe ka bërë thirrje për përmbysje. Madje avokati disa herë ka thënë se ai ka probleme me sistemin mendor.
“Metën e ka kapur prishja e çështjes së tyre dhe vlerësimi i pronave. Nuk shpëton dot, reformën nuk e rrëzon dot, ndonëse i ka bërë të gjitha përpjekjet për ta rrëzuar. Duhet ta mëshironi se ka humbur ekuilibrin, por do përplaset me drejtësinë. Patjetër, që duhet të arrestohet”, – ka thënë Ngjela pak kohë më parë.
Avokati reagoi ashpër edhe kur KLGJ i hoqi mandatin Dvoranit, pas kërkesë së Metës.
“Në fakt, Meta e donte largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë, sepse me këtë akt Dvorani nuk mund të ishte më në KED. Por tani, menjëherë, vijnë e largohen nga KED edhe Dvorani edhe Vitore Tusha, por, në të njëjtën kohë, ndërsa Dvorani largohet nga Gjykata e Lartë, Vitore Tusha largohet nga Gjykata Kushtetuese. Duke ndodhur kjo, Metë mavria kuptohet se humb dy herë: ai tani humbet një votë në Gjykatën Kushtetuese dhe një votë në KED. Kjo do të thotë se, pas zëvendësimit të Dvoranit dhe Tushës, Meta humb çdo shpresë në KED dhe gjithashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, sepse në të dyja, Meta tani e tutje nuk ka më asnjë fuqi. Meta të gjithë këtë luftë derëziu e bëri sepse donte të garantonte votat në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo duhet të gjykojë shkarkimin e tij; por, me rrugën e tij, u fundos përfundimisht. Kuptohet se tani, amerikanët ia plotësuan Metës dëshirën për Dvoranin, por në fakt i morën edhe Vitore Tushën”, – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post