Avokati Spartak Ngjela mbështet nismën për skanimin e rrugëve duke nënvizuar se publikimi i rezultateve të këtij studimi ka një rëndësi të madhe. Madje sugjeron që projekti të shtrihet dhe në akset e mëdha nacionale
“Shumë mirë që keni marrë këtë iniciativë sepse pjesa e rrugëve është pjesa më skandaloze e korrupsionit shqiptar. Pashë firmën daneze dhe është me shumë teknologji të lartë por të mbarojë punën me Tiranën dhe më pas të merret me akse të mëdha rrugore.
Unë isha i pari që godita mafian e rrugëve dhe të ndërtimit, ndërkohë tërmeti nxori në pah këto momente negative të zhvillimit shqiptar”, tha Ngjela në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post