I ftuar në “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela shprehet se të dyja palët janë të rrezikuara, e sipas tij nga mazhoranca ai që rrezikon më shumë është kryeministri Edi Rama.
“Më i rrezikuari nga mazhoranca është Rama, të tjerët nuk i shoh edhe aq. Sepse ai nuk ka stabilitet në qëndrimin pro-amerikan”, u shpreh Ngjela duke shtuar se kjo nuk është çështje politike, por vjen në funksion të reformës në drejtësi.
I pyetur nga Denis Dyrnjaja, se çfarë po bën Rama sipas këndvështrimit të tij, Ngjela u përgjigj: “Mezi e prishi marrëveshjen me Bashën. Atë ia kërkuan amerikanët”, duke ngritur edhe dy pyetje, për deklaratën e Ramës se “Basha i ka kërkuar të ndajë pushtetin në tryezë”, përgjigjet e së cilave, sipas tij, tregojnë ndërhyrjen e një force madhore.
“Marrëveshjen e ka kërkuar Rama, jo Basha. Por nëse e ka kërkuar ai, pse e prishi marrëveshjen. E thjeshtë ia ka kërkuar një forcë madhore. Pyetini Ramën kur e ka thënë dhe ku e gjeti kurajon që e ka kërkuar”.
Më tej Ngjela shton: “Kjo ka qenë marrëveshja në 5 orëshin e famshëm. Këtë e prishi Rama, me vullnetin e tij, apo me kërkesë ultimative të amerikanëve, kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që e ka prishur”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post