Avokat Spartak duke folur për përplasjen mes Berishës dhe SHBA-ve, theksoi se ish-kryeministri e ka betejën e humbur.
Ai shtoi se “Saliu nëse donte të ishte treguar i zgjuar do të kishte dhënë dorëheqjen para se ta hiqnin. Tom Doshi u tregua më i zgjuar, në intelektin natyror. Ka një ligj në Shqipëri, pika 2 e ligjit të Dekriminalizimit, që nuk e zbaton Rama, po të jesh non grata në SHBA nuk je deputet në Parlament”.
Ai e cilësoi një gabim të madh të Ramës mënyrën se si veproi me Berishën, duke mos e futur në lojë KQZ-në, institucioni që nuk duhej, sipas tij, t’i jepte mandatin ish-kryeministrit. Këtë veprim sipas Ngjelës, nuk duhej ta kishte bërë as Komisioni i Verifikimit të Mandateve në Parlament.
“Rama gaboi se nuk mendonte se Basha do ta eliminonte, nuk e parashikonte, se ai u forcua. Nuk e vrau ligji kuçedrën, por e vrau Basha. Do të ketë efekt pozitiv në opinionin publik, tani Rama është penduar se po ta hiqte vetë në Parlament do ta hiqte plusin e Bashës. Duhej t’ia linte KQZ, nuk i shkoi mendja që politika amerikane do të kapte Bashën”, – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post