Avokati Spartak Ngjela komentoi ditën e djeshme deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili përdori ndaj shqiptarëve termin fyes “shqiptarima” dhe tha se po krijohet “Shqipëria e Madhe”.
Në lidhje me këto deklarata, avokat Ngjela u shpreh se të gjithë shqiptarët po qeshin me kërcënimet e Vuçiç, Daçiç dhe Vulin, duke shtuar se nuk ngjallin më aspak frikë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela tha se ata i përfshin një ankth i brendshëm sa herë që përmendet Kosova.
“Po t’i shohësh me vëmendje, që të tre ata qeveritarë që përmendëm më lart, falsin si njerëz të pushtuar nga një ankth i brendshëm, sa herë përmendin Kosovën. Ne këtu po qeshim me ta, se janë në një hall patologjik që ua kanë krijuar paraardhësit me barbarinë e tyre. Mirë është të dalin nga ky makth patologjik, se shqiptarët as që i pyesin fare. Prandaj nëse këta tre fakirë të mjerë, Vuçiç, Daçiç dhe Vulin, që e dinë Millosheviçin e varrosur, një njeri të madh, kur gjithë institutet psikiatrike e kanë analizuar si një skizofren me delir madhështie dhe me impulsin e shkatërrimit, të përzier edhe me një dëshirë të brendshme për mizori, duhet ta kuptojnë që kjo po i bën qesharakë në historinë aktuale të Perëndimit”, – tha Ngjela.
Avokati shtoi më tej se Serbia po e sheh Kosovën si një territor të saj, duke shtuar se propaganda e tyre kundër shqiptarëve të Kosovës është e hershme.
“Propaganda serbe për Kosovën, në 200 vjet, e ka parë Kosovën si një “vend të shenjtë të popullit serb”, prandaj e ka bërë atë një tabu fetare dhe kishtare. Por, a mund të pyesin shqiptarët për këto marrëzi irracionale të krijuara nga mendja e egër serbe në 200 vjet? Aspak. Shqiptarët tani nuk e pyesin fare, madje kanë filluar të qeshin edhe me Vuçiç edhe me Daçiç dhe me Vulin. Sepse e dinë që këta fakirë janë të sëmurë. Po ta shohësh me vëmendje, ata, që të tre, po duan të tregohen si një kafshë e egër, por që nuk kanë as dhëmbë dhe as kthetra. Në fakt, psikika serbe për Kosovën është një tabu që krijon frikë në mendjet primitive serbe, por aspak te shqiptarët; sepse propaganda e tyre me hekur, me zjarr dhe me vrasje, siç e thamë, në dy shekuj rresht, e ka thyer Kosovën në tabu-në e një miti fetar”, – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post