Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar dje se SHAB u ka dorëzuar partive politike emra konkrete që nuk duhet të jenë në listat e kandidatëve. Sipas tij, amerikanët kanë dorëzuar emrat dhe provat e përfshirjes së tyre në krim apo korrupsion.
“Po cila është arsyeje më bindëse për abstenimin masiv të tyre në zgjedhjet e prillit të këtij viti? Kjo tani po duket qartë te kërkesa e politikës amerikane, e cila, me anë të ambasadores në Tiranë, Yuri Kim, po kërkon që të inkriminuarit nuk duhet të jenë në listat zgjedhore të deputetëve të çdo partie. Po, cilët janë këta të inkriminuar?
Këta sigurisht që janë emrat që, të dy partive të mëdha, ua ka dhënë politika dhe diplomacia amerikane, të faktuara me prova. Po Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, si i janë përgjigjur politikës amerikane? Deri tani nuk i janë përgjigjur. Por, ata e dinë se çfarë po heqin brenda tyre. Po në rast se partitë nuk pranojnë të heqin nga lista të inkriminuarit, a do t’i shpallë me emra këta të inkriminuar Uashingtoni nëpërmjet qarqeve të larta të politikës amerikane? Sigurisht që duhet t’i shpallë”, – tha avokati.
Ai u ndal dhe te lufta kund korrupsionit. Sipas tij, të gjithë politikanët tani janë nën anthin e SPAK. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme do të likujdojë politikën e 20 viteve të fundit.
“Vjedhësit e parave të shqiptarëve kanë qenë gjithmonë edhe vjedhësit e mëdhenj të votave. Duke u nisur nga ky fakt, pyetja është kjo: Çfarë do të ndodhë në Shqipëri në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit? Vjedhësi fjalët edhe i ndërron, por zanatin nuk e harron. Prandaj, kush do t’i ndalojë këta vjedhës që të mos veprojnë? Deri tani askush. Por, kjo ka vetëm një zgjidhje historike kombëtare: dhe ajo është në dorë te SPAK-ut. Këtu në fakt është përqendruar e gjithë loja, dhe këtu qëndron edhe frika e korrupsionit të lartë shtetëror. Gjithmonë me pyetjen që ata ngrenë me trembje në çdo çast të ditës: a do të fillojë SPAK-u goditjen kundër nesh?”, – tha ai.
Ndërkohë në një studio televizive ai deklaroi se 3 apo 4 ministra të Ramës preken nga drejtësia e re dhe presioni i dekriminalizimit.
“Nuk futesh dot në BE me korrupsion. Edhe pulat e lagjes sime e dinë që janë të korruptuar. 4 ministra janë të inkriminaur. Ma ka thënë Rama. Më ikin deri në 3 a 4 ministra. Nuk merremi me emra, po flasim me parime të përgjithshme. Hiqni të inkriminuarit sepse ua kërkon reforma që të futen në BE. Si do shkojë puna? Nëse nuk i heqin, do japin emra. Kushtetuta jonë është antikorrupsion”, – u shpreh Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post