Avokati Spartak Ngjela, ka folur sa i përket shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë televizive, Ngjela tha se vendimi është dhënë nga FBI dhe jo nga DASH.
Sipas tij, nëse shkeljet e ish-kryeministrit shqiptar janë të rënda, nuk përjashtohet mundësia që ai të ekstradohet për në SHBA.
“Ata deklaruan, që atë e ka bërë FBI. Po pati filluar çështjen penale për cenim të Amerikës, do ta ekstradojnë me patjetër. Unë di si është ligji. Vendimi i Departamentit të Shtetit, ka thënë se ka cenuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Ky është krim. Atë e ndjek FBI. Krimet në Amerikë i ndjek FBI, jo shteti. Saliu sot është kontingjent i FBI, cënimi i sigurisë kombëtare amerikane është krim federal”, – tha ai.
Ndër të tjera, i pyetur sesa reale janë gjasat për të pasur ekstradim të ish-kryeministrit, Ngjela u shpreh se këtë nuk mund ta di. Ai theksoi se duhet të shihet se çfarë do të bëhet në vazhdim.
“Nuk e di. Hetimi është shkencë, tregon që ka nisur hetimi, ç’do bëjë duhet për t’u parë. Unë di ç’është bërë. Ma ha mendja se njësoj si të gjithë të tjerët”, – deklaroi ai.
Sa i përket asaj se çfarë rrezikon Berisha, ai tha se duhet të shihen shkeljet që ka bërë për të vendosur më parë se çfarë rrezikon. Ai theksoi se teksa Amerika ka thënë se ka cenuar sigurinë kombëtare, kjo sipas avokatit është shkelje e rëndë.
“Këtë e dinë ata. Të shohim çfarë shkeljesh ka bërë ndaj Amerikës. Cënimi i sigurisë kombëtare është krim i rëndë që e ndjek FBI. Çdo ndodhë s’e di, presim dhe të shohim”, – u shpreh avokati.
Ndërsa për deklaratën e ish-kryeministrit se do të jetë prezent në Parlament në shtator, ai u shpreh se ligji i dekriminalizimit nuk lejon që të futesh në Parlament kur je shpallur “non grata”.
“Berisha thotë që me ligj s’ma heq mandatin. Por ligji i dekriminalizimit në nenin e dytë thotë që nuk hyn dot në Parlament nëse është shpallur “non grata” në SHBA. Berisha vetë ka hyrë, gabimet kanë kosto, duhet mbajtur”, – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post