Avokat Spartak Ngjela ka komentuara dje përplasjen e ditëve të fundit Kosovë-Shqipëri, për nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, avokat Ngjela shprehu bindjen se kryeministrin Edi Rama me sjelljen e tij po ndihmon Serbinë, e cila sipas tij, është në krizë.
“Shumë mirë po ia bën Kosova kryeministrit të shpëlarë shqiptar. Pse është i shpëlarë? Sepse nuk e di, ose bën sikur s’e di se cila është sjellja aktuale e Serbisë kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Pse po fle shteti shqiptar, e nuk po vepron kundër tyre, kur shërbimet ia kanë dërguar të gjitha këto presidentit dhe kryeministrit aktual të Shqipërisë? E pra, pse kryeministri shqiptar po bën të kundërtën? Atëherë, pse e do Ballkanin e Hapur me pasion infantil, ky Edi Rama, që të ulë shpenzimet e Beogradit dhe Moskës kundër Shqipërisë dhe Kosovës? Që të rrisë edhe më tej agresivitetin e Moskës dhe Beogradit kundër Shqipërisë dhe Kosovës? E pra, pse e do? Të gjitha këto, na çojnë në përfundimin se Serbia është në krizë, Amerika nuk e ndihmon, kurse edhe Rusia është në krizë për vete. Atëherë, ç’ka kryeministri shqiptar që është kaq i shqetësuar? Ose nuk e kupton, për nga formimi i dobët që ka në lidhje me tregun, ose ky ka hallin e Serbisë që të dalë nga kriza, e cila mund të shkojë shumë thellë”, – deklaroi ai.
Më tej, avokat Ngjela theksoi se Kosova nuk duhet të jetë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, për sa kohë nuk ka akoma një treg të hapur Shqipëri-Kosovë.
“Po, si mund të flitet për Shqipërinë dhe Kosovën në një treg të hapur me Serbinë, kur ende nuk ekziston një treg i hapur Shqipëri – Kosovë? Ja kjo është pyetja. Po kjo skemë Vuçiç- Rama, a ndërtohet dot pa Kosovën dhe Malin e Zi? Jo, Ramës i dështon aksioni për të shpëtuar Serbinë nga kriza, nëse nuk Bashkohet Kosova”, – nënvizoi Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post