Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta ka bërë autogol. Në një intervistë televizive, avokati Ngjela është ndalur tek shkarkimi i ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Sipas avokatit Spartak Ngjela, shkarkimi i Arian Dvoranit është në dëm të presidentit Meta dhe mund të jetë një nga arsyet se pse presidenti Meta mund të shkarkohet. Disa e kanë parë shkarkimin e Dvoranit si një arritje të presidentit Meta, pasi që ky i fundit ka bërë një luftë të fortë për shkarkimin e ish-kreut të KED, por për Ngjelën nuk është kështu, ai mendon të kundërtën, sipas avokatit shkarkimi i Dvoranit vetëm sa e dëmton edhe më tepër presidentin Ilir Meta.
“Ka rënë brenda me të. Po sepse ata e hoqën për faktin se ka mbaruar afati dhe këtë e kërkoi presidenti. A ka të tjerë që e kanë mbaruar afatin? Ka. E kush është? Vitore Tusha, ka tre vite që i ka mbaruar. Pse rrinë? I mban Kushtetuta. Përse i mban Kushtetuta? I mban Kushtetuta sepse kështu e kemi vendosur që të mos ketë bllokim të institucioneve. Unë nuk kam qenë dakord, më duket këtu e kam thënë, por ato thanë që bllokohen institucionet dhe më bindën. Pa ardhur zëvendësuesi nuk mund të ikin. Po ikën me dëshirën e tyre punë tjetër. Metës i iku përkrahësja. Tani do të futen dy të tjerë, të dy të tjerët s’janë të Metës”, – është shprehur avokati Spartak Ngjela.
I pyetur nëse Meta ka bërë autogol apo jo me shkarkimin e Dvoranit, Ngjela është përgjigjur se po Meta ka bërë autogol dhe ka rënë brenda. Sipas tij Meta ka humbur gjithçka. Më tej Ngjela u pyet nëse ekziston një mundësi që ish-kreu i KED Ardian Dvoranit të rikthehet në detyrë, pasi ky i fundit pretendon se ka prova që mund ta legjitimojnë atë që të vijojë detyrën. Sipas avokatit Spartak Ngjela, po të kthehet Dovrani, Meta do të goditet më shumë.
“Nuk e di, por po të kthehet është në favor të Metës. Ata që e kanë bërë, e kanë bërë kundra Metës, nuk e kanë bërë kundër Dvoranit. Po të kthehet është në favor të Metës, sepse Meta kështu goditet më shumë. Nëqoftëse ata do të marrin një vendim duhet të ikin të gjithë ata që kanë kaluar afatin”, – është shprehur avokati Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post