Iniciativa për krijimin e ‘Open Balkans’ është shndërruar në një ‘mollë sherri’ dhe po përkeqëson marrëdhëniet mes Prishtinës me Beogradin zyrtar, por edhe me Tiranën.
Avokati Spartak Ngjela ka një vizion të tijin, që ka të bej me ekonominë globale.
“E dimë që tani ka hyrë Gjermania në lojë, dhe duhet të kuptojmë që është edhe çështje tregu. Kapitalizmi do treg, dhe Berlini do treg në Ballkanin Perëndimor, dhe ka investime të mëdha në Serbi. Është një treg rajonal me gati 30 milionë banorë. Politika amerikane nuk ka folur, se nuk do t’i dalë ndesh politikës gjermane, në krizë me Uashingtonin gjatë administratës Trump.”, – u shpreh avokati.
Sipas Ngjelës, iniciativa e Open Balkan gjithsesi nuk mund të ketë sukses pa Kosovën. “Këto duan të bëjnë një ‘Open Ballkan’, por pa Kosovën nuk e bëjnë dot. Çështja është pse i duhet Kosova, apo e kanë kundër saj, sepse Kosova nuk e përballon dot ‘Open Balkan’ nga momenti që Serbia, që është shteti kryesor i asaj iniciative, është armiku i saj më i madh”, – tha ai.
Po a është ky projekt disfavorizues për Prishtinën?
“Tregu nuk pyet je brenda apo jashtë institutit ekonomik. Do vazhdojë. Pse e duan Kosovën? Ka prodhim mallrash, apo industrial? Në momentin që nuk ke prodhim industrial, nuk vë dot doganë, nuk ke tarifa. Kur i vuri tarifa Haradinaj, Serbia humbi 1 miliard euro në gjashtë muaj”, – thotë Ngjela për A2.
Diskutime rreth kësaj post