Avokat Spartak Ngjela i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Spotlight’ komentoi vizitën e kryeministri Rama në Kosovë, me ftesë të homologut të tij Albin Kurti.
Ngjela shprehet se kjo ishte një vizitë e detyruar dhe sipas tij kryeministri Rama është ai i cili ka krijuar konflikt me elitën politike kosovare.
“E detyruar ishte, sepse krijoi konflikt. Ka krijuar konflikt në një segment kohor thuajse të gjatë, me presidenten e Kosovës, me kryeministrin e Kosovës.”, – u shpreh Ngjela.
Ndër të tjera, Ngjela deklaroi ashpër se vetëm me dorëheqjen e Ramës mund të ketë shpëtim. Zgjidhja e vetme sipas tij, mbetet bashkimi kombëtar.
“Në statusin tim thosha sot, se çdo kryeministër që bie ndesh dhe në konflikt me elitën politike të Kosovës, president dhe kryeministër duhet të japë dorëheqjen. Do japë dorëheqjen, sepse ne nuk kemi asnjë shpëtim tjetër me përjashtim të bashkimit kombëtar. Dhe forca politike sot e shqiptarëve është në Prishtinë. Shqipëria dhe Kosova, pa bashkim kombëtar nuk janë shtete viabël.”, – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post