Avokati Spartak Ngjela në një lidhje Skype për emisionin “Breaking” ditën e sotme bëri një deklaratë të fort ku tha se vetë kryeministri Edi Rama e ka lënë Arben Ahmetajn të arratiset.
Kujtojmë ndërkohë që SPAK ka lëshuar një urdhër arresti për këtë të fundit, por ai ndodhet jashtë vendit. Kështu deklaruan avokatët e tij ditën e djeshme.
“Rama nuk e drejton SPAK-un, arrestin e ka kërkuar SPAK-u. SPAK-un e drejton Amerika, ky ka vajtur në Kanada, tani të shohim se çfarë do bëhet. Gjyqi vazhdon, të shohim sa do e mbrojnë avokatët.
Këtu nuk e ka fajin Prokuroria, fajin e ka Kufiri. A mund ta linte Kufiri të ikte në një kohë që flitet për arrest. Kjo është loja. E ka lejuar Kufiri, do me thënë e ka lejuar Partia Socialiste të ikë. Është e dukshme,” tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post