Avokati Spartak Ngjela, paralajmëron goditjen e rëndë për Presidentin Ilir Meta. Ngjela tha se në dëm të presidentit do të ishte nëse çështja shkonte në padi penale, pasi do të kërkohej më pas konfiskimi i pasurive të tij.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: Do të japë vendimin e saj Gjykata Kushtetuese për Metën?
Spartak Ngjela: Për mua shenjat janë që e shkarkon. Është mirë të mos shkojë në padi penale.
Pyetja: Si shkohet në padi penale?
Spartak Ngjela: Për shkelje të rënda kushtetuese. Me e rënda e tij është konfiskimi i pasurisë. Ia di unë, ka pallate, me sandalle ka ardhur kur ka qenë zv. kryeministër. I ke parë pallatet, do ia marrin. Kështu thotë ambasadorja amerikane. Ekspertët më kanë thënë mua, që i kanë gjetur 20 mld dollarë, kure populli s’ka të haj bukë. Ata thanë do ia kthejnë popullit shqiptar, le t’ia kthejnë.
Diskutime rreth kësaj post