Avokati Spartak Ngjela, shpesh herë është në qendër të vëmendjes, për shkak të komenteve të tij “pikante”, ku së fundmi ai ka pasur një debat me gazetaren Sidorela Gjoni.
Gazetarja ka kërkuar që të ndërpresë emisionin, pasi Ngjela i tha gazetares se iu drejtua me logjikë fshatari.
Më pas, pasi Gjoni kërkoi të ndërpriste emisionin, Ngjela tha se e kishte për Saliun, duke iu referuar Berishës dhe jo me gazetaren.
Debati:
Gazetarja: Fakti që në një gjyq që bëhet në SHBa përmendet dhe emri i kryeministrit tonë.
Ngjela: “Moj zonjë, ç’më duhet mua. Ju flisni me logjikën e një fshatari, e një fshatari pa vlerë”.
Gazetarja: Okay do ta ndërpresim këtu bisedën.
Ngjela: “Dale, dale”.
Gazetarja: Jo jo do ta ndërpresim këtu bisedën.
Ngjela: “Jo ta mbaroj këtë që më pyete”.
Gazetarja: Do ta vazhdojmë bisedën kur unë të flas me logjikë qytetari.
Ngjela: “Moj zonjë, do flas unë këtu se më ke thirrur ti”.
Gazetarja: Jo jo, do ta ndërpresim. Unë nuk të lejoj të më thuash çfarë të duash për mua.
Ngjela: “Jo për ty moj”.
Gazetarja: Kush foli me logjikë fshatari?
Ngjela: “Saliu moj”.
Gazetarja: Ti mu drejtove mua ashtu.
Ngjela: “Ju merreni thashë me logjikën e një fshatari”.
Gazetarja: Okay, në rregull nëse është kështu.
Diskutime rreth kësaj post