Avokati Sparka Ngjela u përplas ashpër me ish-deputetin demokrat Klevis Balliu në emisionin Now në Euroneës Albania.
Ngjela e cilësoi Balliun antiamerikan pasi siç tha është pjesë e një partie kryetari i të cilës është shpallur non grata nga SHBA.
Debati nisi pas akuzave të balliut për inceneratorët. Ngjela i kërkoi Balliut fakte duke i kujtuar se nuk ka kompetencë juridike për të bërë të tilla deklarata.
“Ti je i PD, je anti-amerikan, si mund të flasim me ty. Kryetari i partisë tënde është non grata”, tha Ngjela.
Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të ish-deputetit demokrat që iu kthye avokat Ngjelës: “Unë kam diplomë amerikane, si mund të më thuash mua antiamerikan”.
Diskutime rreth kësaj post