Kur kanë kaluar pesë vite pas miratimit të reformës në drejtësi, avokati Spartak Ngjela thotë se bilanci nuk është ai që pritej por është në rrugë të mbarë.
Deklarata e Ngjelës:
“Bilanci nuk është ashtu siç pritej sepse reforma u vonua 10 muaj nga pengesat që sollën kundërshtarët e reformës, e zbarritën 10 muaj. Por mendoj se ka ecur mirë sepse hapin e parë e ka hedhur, gjeti gjyqtarët dhe prokurorët për të formuar prokurorinë e posaçme dhe gjykatën e posaçme.
Reforma në drejtësi konsistonte që të krijoheshin dy institucione vetëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pushteti gjyqësor ja arriti me anë të reformës, është dhe prokuroria e posaçme dhe gjykata e posaçme. Byroja e hetimit po plazmohet dhe duhet të fillojë lufta kundër korrupsionit në nivele të larta”, u shpreh Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post