Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh se fqinjët që kanë konflikte territoriale kanë bërë gjenocid me shqiptarët dhe mbrojnë korrupsionin në vendin tonë.
“Në vendin tonë ka korrupsion se kanë ardhur me çorape e kostum teritali dhe kanë përfunduar me pallate. Këta duhet t’i dorëzojnë pallatet se do të shkatërrohet Shqipëria. Kush e mbron korrupsionin në vend? Fqinjët e mbrojnë. Fqinjët që kanë konflikte territoriale kanë bërë gjenocid me shqiptarët dhe mbrojnë korrupsionin në vendin tonë.
Prokurori mbron Thaçin. Pse duhet të denoncojnë diçka që duhet ta mbanin të fshehtë? Thaçi andej ka pasur pikëpyetje se ka kërkuar ndërrim territori dhe kjo e bën afër më Beogradin. Çështja shqiptare është shumë e rëndë se ishte drejt shpërbërjes.
Në vendin tonë nuk po ngrihet BKH-ja se nuk hetohet ndryshe korrupsioni i lartë politikë. Vendi ynë është drejt një suksesi të madh, që nuk e arrinim dot vetë. Hetimi dhe prokuroria nuk janë e njëjta gjë. Ne nga mungojnë organet e hetimit në vend”, – tha Ngjela për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post