Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit poliike. Duke folur për lajmet se gjendja shëndetësore e Presidentit Vuçiç nuk është e mirë, Ngjela shkruan se ai është i humbur.
“Gjendja e rëndë e Vuçiçit ka ardhur nga aksioni i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës. Dhe shenjat janë që Vuçiç është drejt dorëheqjes “për arsye shëndetësore”, – shkruan Ngjela.
Analiza e plotë
“Gjendja e sotme në Ballkanin Perëndimor është degradim i mendjeve politike që e drejtojnë…
l.
Presidenti Aleksandër Vuçiç, thotë kryeministrja e Serbisë, është në stres të madh për konfliktin me Kosovën, dhe nuk fle dot natën…
Po Rama?
Turp i madh. Rama shkon e ulet miqësisht me një terrorist dhe na kërkon me të edhe një Ballkan të Hapur. (!)
Por, nëse është e vërtetë gjendja shëndetësore e Aleksandër Vuçiçit, ai është i humbur.
Po Rama?
Gjendja e rëndë e Vuçiçit ka ardhur nga aksioni i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës. Dhe shenjat janë që Vuçiç është drejt dorëheqjes “për arsye shëndetësore”.
Po Rama?
Nëse Albin Kurti e rrëzon vërtet Aleksandër Vuçiçin, i takon pastaj të rrëzojë edhe Ramën.
Le të presim.
Ishin tre këta, në fillim: Thaçi, Rama dhe Vuçiç. Njëri është në burg, tjetri drejt degradimit mendor, kurse Rama, i mbetur vetëm mbase shkon t’i lutet edhe një herë tjetër Albin Kurtit.
“Do të ndërrojmë territoret”, tha Thaçi;
“Do të Hap Ballkanin”, tha Rama dhe Vuçiç.
Dhe i gëzuar ishte terroristi Vuçiç për këtë ndërrim dhe hapje territoriale në dëm të Kosovës dhe Shqipërisë.
Por, ja që territoret vdiqën, kurse Ballkani i Hapur mbeti një tog-fjalësh i zbrazur; Thaçi u burgos; Vuçiç po shkon drejt ezaurimentit nervor, kurse Rama po flet me sallatë fjalësh për fantazmën Ballkan i Hapur.
Kjo është gjendja e sotme e lidershipeve politikë të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Por, në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë se çështja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, e ka çmendur edhe Milosheviçin, e ka burgosur atë dhe ai vdiq në burg.
Por janë edhe shumë gjeneralë të tjerë serbë në të njëjtën gjendje.
ll.
Po tani e më tej, çfarë pritet të ndodhë? A ka një kërcënim ushtarak kundër Kosovës?
As që mund të mendohet. Shqiptarët tani janë shumë të fortë, dhe këtë, mu kështu e tha dhe Vuçiçi para një muaji gjithë dëshpërim. Se e di që nuk ka Serbi reale, kjo që është, është falsitet historik i ndërtuar nga Rusia dhe Franca në shekujt që kaluan me gjenocid antishqiptar. Po tani? Tani asgjë, se forca është nga shqiptarët.
Po këta që janë paguar nga Serbia këtu në Shqipëri, dhe po na hiqen si çlirimtare të mëdhenj të shqiptarëve?
Do t’i dëgjoni edhe këta, se vargu Milosheviç,Thaçi, Vuçiç… do të ecë edhe me emra të tjerë. Keni për t’i parë.
Prisni dhe shikoni.” – shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post