Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh se ka informacione që amerikanët kanë gjetur edhe shuma të mëdha parash në kompani “offshore” të politikanëve shqiptarë dhe faktet do të dalin nëse ata nuk do të tërhiqen.
“Nuk ekziston vullneti, por duhet të dimë se sa forcë do të ushtrojë politika amerikane. Politika e BE nuk ka forcë në Shqipëri dhe për këtë duhet të jemi realist. Ambasadorja amerikane ka shumë vullnet politik për të realizuar reforma, por duhet të jetë më e ashpër. Në rast se klasa e lartë politike e korruptuar në të vetën nuk tërhiqet, nuk ngelet gjë tjetër për politikën amerikane për t’iu hapur faktet.
Duhet të kemi parasysh që fakti është kryesori që shqetëson opinionin publik në Shqipëri. Unë mendoj se politika perëndimore do të shkojë edhe këtu. Do të hapin letrat, i kanë të gjitha faktet e korrupsionit shqiptar. Sipas informacioneve që kam unë, u kanë gjetur edhe shuma të mëdha parash në kompani ”offshore”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post