Avokati Spartak Ngjela ka folur ditën e sotme për ligjin e hapjes së dosjeve dhe politikanin I.M. që ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.
I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Ngjela tha se nëse politikani I.M. është vërtet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe nëse ky i fundit ka vënë firmën për bashkëpunim, atëherë është i djegur.
“Shenjat janë që do dalë. Ka diçka që do dalë. Po ka vënë firmën, është i djegur, të bëjë çfarë të dojë. Nëse thotë më kanë falsifikuar firmën, duhet ta dini që jurisprudenca është e sigurt. Analizën grafike e bën ku të duash, nga Zyrihu në Uashington. Nëse e ka bërë firmën për bashkëpunim, ka pasur. Pasojat nuk i them unë, por i thotë ligji”, theksoi avokati.
Diskutime rreth kësaj post