Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar arrestimet e bujshme të ditëve të fundit, me urdhër të SPAK dhe ato të ditës së sotme në Ministrinë e Brendshme.
Ngjela u shpreh se nën akuza do të jetë një pjesë e mirë e zyrtarëve apo ish zyrtarëve në vend, duke nisur nga postet më të larta drejtuese.
Komenti i Ngjelës:
“Për të mos e zgjatur kryeministra, 90 % e tyre kanë qenë të korruptuar. Ja ku janë a janë me pallate, ku i gjetën. Këtu janë ish ministra apo kryeministra me pronë deri në 2 mijë ha. Ku i gjetën? Cështja qëndron që shërbimet i dinë, por këto duhen kthyer në prova. Nën akuzë do jenë të tërë.
Të dy palët duhet të kenë frikë, goditja vjen nga pushteti dhe goditja këtu do vijë majtas. Është aksioma e Bonapartit që kur goditi me antiterror terrorin, arrestimet i filloi majtas, nga vetja. Edhe SPAK nga e majta ka nisur. Edhe Rama i njoftoi, nuk kam asnjë përgjegjësi për ju. Tregon se është bashkuar me antikorrupsionin, mendoja se ishte i lëkundur, por kuptova se është angazhuar tërësisht me antikorrupsionin” tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post