Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Ditën Kombëtare të Drejtësisë në Shqipëri.
Sipas Ngjelës pas goditjes që do të japë SPAK ndaj krimit të lartë shqiptar, do të ketë kundërveprime dhe zhvillime të forta, por që SHBA nuk do ta lejojë që situata të shkojë në kaos.
“Çfarë do bëjë korrupsioni lartë, do kundërveprojë? Do ta shikojmë. Natyra e krimit të lartë te organizuar është kundërveprimi, por mos harroni, në këto momente nuk duhet parë me i indiferentizëm, ka një moment te caktuar që e krijon stërvitja e madhe ushtarake që po zhvillohet në Shqipëri. Reforma antikorrupsion sapo ka filluar të japë rezultat dhe kjo u pa nga veprimet e Ilir Metës”, – tha Ngjela në Euro News.
Diskutime rreth kësaj post