Avokat Spartak Ngjela shprehet se ish-kryeministrin Sali Berisha e ndalon ligji që të futet në Parlament. I ftuar në emisionin ‘Breaking’, Ngjela theksoi se shpallja ‘non-grata’ nga SHBA i heq Berishës të drejtën e futjes në Kuvend dhe të heqë dorë nga Kuvendi.
Megjithatë, Ngjela u shpreh se mbetet në dorë të Ramës për të parë se çfarë do ndodhë.
“Që të hyjë Berisha në parlament do shkelet ligji. Ligji për dekriminalizimin thotë se non-grata në SHBA nuk futesh dot në parlament. Nuk konkurron dot. Si do hyjë ky? Po të hyjë ky, shkelet ligji. Nuk e di ça do bëjë Rama, ndoshta Rama e do si gogol. Ka gogol Saliun, Saliu s’kupton. Ku e pranon Tirana Saliun. Asnjë s’e pranon.
Ai nuk ka vota. Qëndron se është rrezikuar personalisht dhe si familje, nga non-grata amerikane. E ka fajin vetë, çdo gabim ka kosto. Atij i kanë krijuar kosto të madhe gabimet. Dy janë anti-amerikanë, Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Niveli i ynë për zgjedhje është i dobët se nuk kemi pasur zgjedhje të lira dhe konkurrencë personalitetesh. Këtu thotë do e votoj se e kam patriot nga veriu,” – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post