Avokat Spartak Ngjela në një analizë lidhur me zgjedhjet në Kosovë dhe ndryshimin e madh me fitoren e Albin Kurtit, paralajmëron se ujërat do të lëvizin edhe në Shqipëri. Por nga kush dhe në cfarë mënyre? Avokati pret drejtësinë e re për të pastruar politikën e vjetër.
Sipas tij i gjithë ndryshimi do të ndodhë, dyzet ditë para zgjedhjeve, njëlloj si në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Se ju mendoni që zgjedhjet i fitoi Vet-Vendosja në Kosovë!.
Jo, aspak.
Lojën e fitoi Prokuroria dhe Gjykata Speciale e ngritur në Hagë, që arrestoi katër krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar: Hashim Thaçin e kompani.
Po këtu në Shqipëri?
Këtu te ne e ka në dorë SPAK. A do t’i arrestojë ky edhe këtu krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar?
Për faktin që luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe në Shqipëri, njëlloj si në Kosovë, politika amerikane po e drejton prej katër vjetësh, sigurisht që kjo pritet të ndodhë edhe në Shqipëri, dyzet ditë para zgjedhjeve, njëlloj si në Kosovë.
Kjo është arsyeja logjike e kësaj kohe”, shkruan Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post