Avokati Spartak Ngjela shprehet me bindje se ministri korruptohet fillimisht për të nxjerrë paratë e atij që e ka emëruar dhe më pas për të fituar për vete. Ndërsa ndalur tek përgjimet e SPAK për dosjen e Lushnjës ku shfaqet një zyrtar misterioz B, Ngjela theksoi se është normale të mos bëhet publike emri i plotë për shkak të sekretit hetimor.
“Korrupsioni ka shkatërruar tregun. E tha dhe Rama që ka eliminuar konkurrencën. Triumfon klientela. Ministri korruptohej për të nxjerrë paratë dhe pastaj fitonte për vete. Shqipëria është në otomanizëm. Tani ky në qoftë se nuk mblidhje provat në mënyrën e shërbimeve nuk bëhej. Pse i vajti Meta ministrit dhe i tha nuk më ke dhënë 800 mijë. Pashai pra i emërimeve. Ne ramë në otomanizëm të thellë sepse Shqipëria pati një fat të mirë. Doli ari që ishte fshehur dhe filluan edhe prurjet e emigracionit. Pati një fluks paraje dhe këta e vodhën. Kanë shkatërruar tregun dhe kjo ka sjellë një dëm shumë të madh.
Hetimi është shkencë nuk është dëshirë dhe ka rregullat e veta. Kanë thënë shumë dhe aq sa kanë thënë. Edhe ai sot gaboi në funksion të hetimit sepse fshehin gjurmët. Ka qenë masiv korrupsioni. Këto pika janë të shumta. Mos prisni që të shpërthehet hetimi. Nëse hetimi flet si Rama ka 30% shpresë sepse fshehën prova. Arresti shpesh herë bëhet sepse mund të fshehë provat. Ky paralajmëroi politikisht. Foli në grup. Rama nuk ka gjë në dorë. Flet politikisht sepse ka maxhorancën. Institutet që përdor SHBA për Shqipërinë nuk punojnë dot pa maxhorancën, Po të dojë maxhoranca e ndalonte. Maxhoranca e pranoi që ndodhi kështu e ashtu. Maxhorancën ky e vuri në funksion të Reformës në Drejtësi duke nxjerrë dy institucione që me opozitën nuk do dilnin. Politika e lartë perëndimore deklaroi s’ka gjë se kemi zëvendësuesit”, – deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post