Zhdukja e 280 kg ar, vjedhja e thesarit të shtetit, ka qenë padyshim një nga ngjarjet më të bujshme në Shqipërinë postkomuniste.
Autorët e vjedhjes së thesarit, i cili fshihej në tunelet e Krrabës nuk janë gjetur ende dhe sot e kësaj dite kjo çështje mbetet një enigmë e pazgjidhur. Ndërkaq sipas informacioneve të fundit ne media, Gjykata ka urdhëruar SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit.
Vendimi mban firmën e gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzon vendimin të 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal që ka të bëjë me kallëzimin e avokatit Idajet Beqiri për vjedhjen e floririt të Kërrabës. Beqiri kërkonte ndjekjen penale të Ilir Metës dhe Sali Berishës si të dyshuar si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt.
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se thesari i floririt ishte sekret shtetëror dhe vjedhja e tij nuk mund të kryhej nga njerëz të zakonshëm, por vetëm nga njerëz me veshje të lartë shtetërore.
“Ajo sasi ari nuk mund të vidhej nga një njëri i zakonshëm, donte informacion të plotë shtetëror, askush tjetër s’mund ta vidhte. Që kur e pashë atëherë isha i bindur se ishte i vjedhur nga persona me veshje të lartë shtetërore. Ai ishte sekret shtetëror. Pastaj gënjyen me atë fshatarin, atëherë e pashë se kjo është vjedhje e nivelit të lartë”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post