Avokati i njohur Spartak Ngjela, thotë se kryeministri Edi Rama është i trembur ndaj po tenton të çojë të preferuarin e qeverisë në krye të Prokurorisë Speciale SPAK. Ai është i ftuar në një panel të përbashkët, në emisionin Top Story.
Në një moment gjatë bisedës, teksa gazetarja Anila Hoxha fliste për SPAK dhe mbingarkesën e organit të akuzës me dosje që nuk i takonin fare, e që për rrjedhojë pengoi punën e prokurorëve, avokat Ngjela është ankuar për minutazhin.
“Gjithë audienca iku”, u dëgjua ai të thoshte, në të njëjtën kohë kur Anila Hoxha fliste. Por kjo nuk ishte e vetmja. “Lëre se do më prishi sistemin. Ma hoqi…”, i drejtohet ai drejtueses së emisionit, duke u ankuar që të ftuarit të mos i ndërhynin sepse i ikte filli idesë.
Avokat Ngjela është “kapur” edhe me analistin Arjan Curri, duke ju drejtuar ”Të lutem, duhet të flasësh për politikë, jo përralla të Nastradinit.”
Diskutime rreth kësaj post